Ekonomi
Nga mesnata rriten çmimet e derivateve të naftës
12.06.2023 12:45
Komisioni Rregullator i Energjetikës mori vendim, me të cilin bëhet rritja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës...

Komisioni Rregullator i Energjetikës mori vendim, me të cilin bëhet rritja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës, mesatarisht për 2.09% në raport me vendimin e datës 05.06.2023.
Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës Eurosuper BS-95 dhe Eurosuper BS-98 si dhe të Eurodizelit (D-E V) dhe të Vajit ekstra të lehtë për amvisëri (EL-1) rriten për 1.50 den/l.
Nga mesnata çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:
- Eurosuper BS – 95, 81.50 (denarë/litër)
- Eurosuper BS – 98, 83.50 (denarë/litër)
- Eurodizel BS 70.50 (denarë/litër)
- Vaj për djegie ekstra i lehtë 69.00 (denarë/litër)
