Botë
Meloni mesazh për vdekjen e Berlusconit: Luftëtar i guximshëm, ndër njerëzit më me ndikim në Itali
12.06.2023 13:40
“Silvio Berlusconi ishte mbi të gjitha një luftëtar, një njeri që kurrë nuk kishte frikë të ngrihej për bindjet e tij”....

“Silvio Berlusconi ishte mbi të gjitha një luftëtar, një njeri që kurrë nuk kishte frikë të ngrihej për bindjet e tij”.
Kështu e komenton vdekjen e Silvio Berlusconit, kryetarit të ‘Forca Italia’, kryeministrja italiane, Giorgia Meloni.
“Ishte pikërisht ai guxim dhe vendosmëri që e bëri atë një nga njerëzit më me ndikim në historinë e Italisë.”, thuhet më tej në videomesazhin e Melonit.
Berlusconi ndërroi jetë mëngjesin e sotëm në moshën 86-vjeçare, pas disa ditësh qëndrimi në spital.
