Botë

Mali i Zi, "Evropa tani" kryeson pas zgjedhjeve

12.06.2023 14:42

Pas zgjedhjeve parlamentare në Malin e Zi, të dielën, forca e re politike "Evropa tani" kryeson në rezultatet e votimeve....

Pas zgjedhjeve parlamentare në Malin e Zi, të dielën, forca e re politike "Evropa tani" kryeson në rezultatet e votimeve. Partia e ish-presidentit, Milo Gjukanoviq, renditet e dyta.
 
Partia e re e reformave, "Evropa tani" të dielën, më 11.06, ka marrë sipas llogaritjeve të fundit në zgjedhjet parlamentare në Mal të Zi 26% të votave. Kjo parti merr kështu 24 nga 81 mandate në parlament, sipas Institutit të Studimeve Zgjedhore, CDT në Podogoricë. Forca e dytë zgjedhore u rendit partia e Demokratëve Socialistë e ish-presidentit, Gjukanoviq, me 23% të votave dhe 21 mandate.
 
Pjesëmarrja zgjedhore kapi shifrën e 56%, dukshëm nën pritshmërinë e vëzhguesve. Sipas të dhënave, Komisioni Qendror do të japë rezultatin përfundimtar në ditët e ardhshme. "Evropa tani" e krijuar në prill hyri në zgjedhje si partia më e preferuar nga zgjedhësit. Në të njëjtën kohë ajo mbështet afrimin me Serbinë. Edhe presidenti i ri i Malit të Zi, Jakov Milatovic vjen nga kjo parti. Kandidati kryesor i kësaj partie, Milojko Spajic që të dielën në mbrëmje ngriti pretendimin për postin e kryeministrit. Me zgjedhjet e së dielës lidhet shpresa e dhënies fund të krizës politike në Mal të Zi.