Maqedoni

Kovaçevski: Mickoski të implementon marrëveshjen

12.06.2023 15:42

VMRO-DPMNE duhet të fillojë të implementojë atë që e tha pas takimit të liderëve...

VMRO-DPMNE duhet të fillojë të implementojë atë që e tha pas takimit të liderëve, pasi kushtet e tij për të hyrë në Qeveri ishin të pranueshme edhe nga LSDM edhe nga BDI, ka porositur kryeministri, Dimitar Kovaçevski. Kjo, sipas Kovaçevskit, i jep mundësi VMRO-DPMNE-së për herë të parë të marrë pjesë në vendime strategjike për shtetin.
 
 “Atje u bisedua se VMRO-DPMNE dëshiron të jetë pjesë e Qeverisë dhe LSDM është e gatshme të lëshojë 50% nga ministritë në Qeveri. Ata kishin edhe një kusht që BDI të mos jetë pjesë e asaj Qeverie. BDI në afat shumë të shpejtë pranoi kërkesat e Mickoskit të mos jetë pjesë e Qeverisë në të cilën është VMRO-DPMNE.”, - deklaroi kryeministri, Dimitar Kovaçevski.
 
VMRO-DPMNE: Kovaçevski të tregojë cilat kushte i pranon
 
Në ndërkohë nga VMRO-DPMNE kërkojnë nga Kovaçevski të sqarohet se cilat nga propozimet e VMRO-DPMNE-së do të pranohen.
 
“Ky propozim përfshin edhe Qeveri kalimtare pa BDI-në. Nga ana tjetër, edhe propozimin e dytë që e propozoi kryetari Mickoski përfshin zgjedhje në vjeshtë, garanci nga BE-ja për identitetin tonë me shekuj, kërkesë nga Bullgaria të implemtojë më së paku 3 aktgjykime nga Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut për të drejtat e maqedonasve dhe kërkesën e pakos financiare nga Komisioni Evropian.”, - theksoi Bojan Stojanovski nga VMRO-DPMNE.
 
Kreu i ASh-së, Arben Tanavari, theksoi se në këto momentet e rëndësishme është përmbyllja e procesit eurointegrues, pa kushtëzime dhe pa shantazhime.
 
“Sa i përket kushtit të VMRO-DPMNE-së për daljen e partive shqiptare nga Qeveria, dua të theksoj se ne na intereson përmbyllja e procesit evropian dhe perspektiva e qytetarëve dhe jo llogaritë elektorale. Aleanca për Shqiptarët vendosi të hyjë në Qeveri për hir të procesit, por do të adaptohet varësisht nga rrethanat e reja qoftë në Qeveri apo jashtë saj.”, - u shpreh kryetari i ASh-së, Arben Taravari.
 
Takimi i liderëve, sipas kryeministrit Kovaçevski kishte konkluzion se kreu i VMRO-DPMNE-së, Hrsitian Mickoski dhe partia opozitare maqedonase, nuk është kundër ndryshimeve kushtetuese. Ndërkohë, që lideri i VMRO-DPMNE-së u shpreh i gatshme të hyjë në Qeveri me LSDM-në dhe partitë tjera politike, por pa pjesëmarrjen e Bashkimit Demokratik për Integrim në atë Qeveri.  
 
FLORIJE BELULI KAMBERI