Ndërron jetë Silvio Berlusconi
12.06.2023 15:49
Në moshën 86-vjeçare shuhet njëri prej sipërmarrësve më të mëdhenj italianë....

Në moshën 86-vjeçare shuhet njëri prej sipërmarrësve më të mëdhenj italianë. Ish-presidenti i Milan-it, Silvio Berlusconi, humb betejën me një sëmundje të rëndë, e cila e mundonte prej shumë vitesh.
Mediat italiane raportojnë se 86-vjeçari ndodhej prej katër ditësh në spitalin “San Raffaele” të Milanos pasi forma kronike e leucemisë kronike që kishte prej kohësh i kishte shkaktuar probleme të tjera shëndetësore. Berlusconi do të mbahet mend gjatë nga bota e futbollit pasi ka qenë figura kryesore që ndihmoi Milani-n të kalonte krizën e madhe financiare duke e shndërruar në klubin e dytë më të titulluar në Champions.
