Abdurrahimi firmos me Apolon Limasol
12.06.2023 15:53
Ish anëtari i përfaqësueses së Maqedonisë së Veriut, Besart Abdurrahimi...

Ish anëtari i përfaqësueses së Maqedonisë së Veriut, Besart Abdurrahimi, ka firmosur me skuadrën e Apolon Limasol. Rekomandim i tij për firmosje të kontratës ishin paraqitjet në fanellën e skuadrës së Pafos.
32-vjeçari, me skuadrën e re ka firmosur kontratë një vjeçare me mundësi të vazhdimit edhe për 12 muaj të tjerë. Abdurrahimi që karrierën e tij e nisi në Kroaci, në fanellën e Maqedonisë së Veriut ka zhvilluar 12 ndeshje.
