Maqedoni

Koalicioni “Ne ndryshojmë”, personat me handikap të pakënaqur nga GP-ja

12.06.2023 16:17

Personat me aftësi të kufizuar janë të zhgënjyer nga trupi koordinues, i cili i përfaqëson ata në Kuvend....

Personat me aftësi të kufizuar janë të zhgënjyer nga trupi koordinues, i cili i përfaqëson ata në Kuvend. Sipas tyre, ku trupi nuk bën asgjë për të përmirësuar cilësinë e jetesës për këtë kategori të qytetarëve, madje ata thonë se keqpërdoren mjetet e grumbulluara dhe nuk investohet për ata por investohet për trajnime të tjera.
 
“Këto njerëz janë këtu për shkakun tonë, ndërsa ne në shtet kemi trup koordinues për eksesin në të drejtat e personave me aftësi të kufizuara, por ky trup koordinues asnjëherë nuk ishte në shërbim të këtyre njerëzve. Ndryshimin e ligjeve për të përmirësuar jetën personave me aftësi të kufizuara, në një farë forme, ne ishim të detyruar të kërkojmë të drejtat tona, që të themi të drejtën edhe për ne ishte e vështirë, për këtë arsye lufta jonë vazhdon sepse për momentin me këtë trup koordinues, pasi ka ndodhur një shkelje ku 46 milion euro dëshiron të grumbullojë  vetëm në trajnime, ndërsa jo për të përmbushur nevojat e personave me aftësi të kufizuara.”, - deklaroi Suared Alishan nga Koalicioni “Ne ndryshojmë”.
 
Sipas përfaqësuesve të Qeverisë, ligji është dorëzuar në Kuvend dhe pritet të ketë mbështetjen e të gjithë deputetëve, që ai të miratohet dhe të hyjë në fuqi.
 
“Pikërisht pasi dolën me këto kërkesa të tyre, ne filluam ta përgatisim ligjin. Për këtë arsye ju treguam që jemi duke punuar për zgjidhjen e këtij problemi, jemi në koordinim dhe tani po e dorëzojmë. Ja, tani do t’ia japim një kopje të ligjit që dorëzojmë zotëriut, dhe shpresoj se do të kemi mbështetjen e plotë të të gjithë kolegëve në Kuvend pasi është në interes të qytetarëve të cilët kanë të drejtë të jetojnë me dinjitet si të gjithë qytetarët tjerë në këtë shtet.”, - theksoi deputeti i LSDM-së, Nenad Koçiq.
 
“Personat që janë të hendikepuar më së shumti kanë nevojë për mbrojtje shëndetësore dhe më këtë propozim-ligj besoj që në mbledhjen e parë të radhës do ta vendosim në rend të ditës dhe jam i bindur se do të kemi përkrahjen e të gjitha grupeve parlamentare dhe ky ligj shumë shpejtë do të hyjë në fuqi.”, - u shpreh kryetari i Komisionit për Shëndetësi, Arben Zyberi.
 
Nëse Qeveria nuk i merr parasysh kërkesat e tyre, atëherë siç thonë nga Koalicioni “Ne ndryshojmë”, të njëjtat do t’i dërgojnë edhe në organizatat ndërkombëtare, siç janë: Delegacioni Evropian, Organizata Botërore e Shëndetësisë, UNICEF-i dhe ambasadat. 
 
FARIJE DAUTI BAKIJU