Maqedoni
Marrëveshja Kovaçevski – Mickoski, BE: Konkluzat e Këshillit të Evropës, të qarta
12.06.2023 17:31
Delegacioni i BE-së në Maqedoninë e Veriut nuk dëshiron t`i komentojë detajet nga takimi Kovaçevski – Mickoski...

Delegacioni i BE-së në Maqedoninë e Veriut nuk dëshiron t`i komentojë detajet nga takimi Kovaçevski – Mickoski, por sjellë në vëmendje konkluzat e Këshillit të Evropës, të qershorit të vitit 2022, ku thuhet se takimi i radhës ndërqeveritare do të mbahet sapo të miratohen ndryshimet kushtetuese.
“Me qëllim të përfundimit të kësaj faze të hapjes së negociatave për aderim, Këshilli ka vendosur, siç thuhet në konkluzionet e Këshillit të BE-së nga korriku 2022, të thërras edhe një konferencë ndërqeveritare, me qëllim të prezantimit të kornizës për negociata dhe situatës me çështjet përgatitore nga ana e Komisionit Evropian dhe është e gatshme ta mbajë pa anulime të mëtutjeshme dhe pa vendim politik, sapo RMV-ja ta zbatojë angazhimin e saj që të përfundojë ndryshimet kushtetuese, konform procedurave të saja të brendshme.”, – thuhet në kumtesën e delegacionit të BE-së në Shkup, percjellë “Klan Mk”.
Sqarimi vjen pas kërkesës së Mickoskit që ndryshimet kushtetuese të miratohen me veprim të anuluar, respektivisht të hyjnë në fuqi atëherë kur për Maqedoninë të miratohet vendimi për t`u bërë anëtare e BE-së.
Ambasada amerikane, ShBA: inkurajojmë partitë të ulen në tryezë
Ndërkaq Ambasada amerikane në Shkup inkurajon partitë politike që të ulen në tryezë dhe të diskutojnë të ardhmen evropiane të vendit. Se kush qëndron brenda e kush jashtë Qeverisë, vendos populli dhe subjekte që përfaqësojnë ata, thuhet në një deklaratë me shkrim për portalin “Pressonline”.
“Ne inkurajojmë të gjitha partitë politike të ulen në tryezë dhe të jenë pjesë e diskursit për të ardhmen e vendit. Vendimet se kush është brenda dhe jashtë Qeverisë i takon popullit të Maqedonisë së Veriut dhe përfaqësuesve të tyre politikë.”, thonë nga ambasada amerikane në Shkup.
FARIJE DAUTI BAKIJU
