Ekonomi

Rajoni i Pollogut fillon implementimin e LEADER-it

24.02.2015 16:25

Në komunat e rajonit të Pollogut filloi implementimi i qasjes LEADER për zhvillim ekonomik lokal...

Bëhet fjalë për projekt të USAID-¬it për ekspansion të bizneseve të vogla, i bashkëfinancuar nga Qeveria e Zvicrës, në partneritet me MDC¬TI.net. 
 
Kryetarët e Bogovinës dhe Bërvenicës, Hazbi Idrizi dhe Enver Pajaziti, thanë se përmes këtyre projekteve, që kanë një qëllim të vetë daljen e ideve nga qytetarët, komunat do kenë mundësi në të ardhmen të fitojnë para nga BE.
 
“Qasja LEADER është më efektive kur qytetarë të sferave të ndryshme i bashkojnë forcat, duke e kuptuar bashkërisht se zhvillimi ekonomik nuk është domen ekskluziv i disave, por përgjegjësi e të gjithëve”- deklaroi Xhejms Stajn, drejtor i USAID-Maqedoni. 
 
Nga ana tjetër, zëvendësambasadorja e Zvicrës në Maqedoni, Katharina Stokers, tha se përmes këtij projekti inkurajohen OJQ-të dhe shoqëria civile se si ata në të ardhmen të aplikojnë dhe fitojnë nga projektet e BE-së.
 
Projekti për zgjerimin e bizneseve të vogla është projekt katërvjeçar, me qëllim kryesor përshpejtimin e krijimit të vendeve të punës dhe rritjen ekonomike në nivel rajonal. 
 
LULZIM HAZIRI