Maqedoni

Parashikimi i motit

13.06.2023 09:01

Deri në mesditë kthjellimet do të mbizotërojnë në vendin tonë....

Deri në mesditë kthjellimet do të mbizotërojnë në vendin tonë. Gjatë orëve të pasdites do të ketë shtim gradual të vranësirave duke rrezikuar rrebeshe shiu afat-shkurtër në pothuajse të gjithë vendin, më të theksuara në zonat malore. Gjatë mbrëmjes dhe natës pritet përmirësim i kushteve atmosferike në vend.
 
Temperatura minimale do të jetë në interval prej 11°C deri në 17°C, ndërsa ajo maksimale do të arrij prej 19°C deri në 26°C.
 
Në Shkup dhe rrethinë moti do të jetë i ngjashëm, me vranësira të ndryshueshme me reshje të kohëpaskohshme të shiut. Temperatura minimale do të ulet në 15°C ndërsa ajo maksimale do të arrij në 24°C.