Maqedoni
Musar në vizitë zyrtare në Shkup
13.06.2023 09:44
Presidenti Stevo Pendarovski është sot nikoqir i presidentes së Republikës së Sllovenisë...
Presidenti Stevo Pendarovski është sot nikoqir i presidentes së Republikës së Sllovenisë, Natasha Pirc Musar, e cila po qëndron për vizitë zyrtare në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
Presidentja Pirc Musar do të pritet me nderime më të larta shtetërore dhe ushtarake në një ceremoni zyrtare në Kabinetin e presidentit, e cila do të pasohet nga takimi kokë më kokë i presidentëve Pendarovski dhe Pirc Musar dhe një takim plenar i delegacioneve të Maqedonisë së Veriut dhe Sllovenisë.
Në kuadër të vizitës, siç njoftojnë nga Kabineti i Pendarovskit, në kishën “Shën Spasi” në Shkup, dy presidentët do të vendosin kurora lulesh te varri i Goce Dellçevit.
