Maqedoni
Matura shtetërore, 30 mijë maturantë i nënshtrohen provimit
13.06.2023 11:14
Maturantët në të gjithë vendin do t’i nënshtrohen sot provimit të tretë të Maturës Shtetërore, atij të matematikës....

Maturantët në të gjithë vendin do t’i nënshtrohen sot provimit të tretë të Maturës Shtetërore, atij të matematikës.
Maturantëve u mbetet dhe një provim i fundit për të shlyer më 19 qershor, që është lënda me zgjedhje. Provimet e maturës nisën më 1 qershor, ku nxënësit iu nënshkruan testit të parë, atij të gjuhës së huaj, ndërsa një javë më pas testuan njohuritë në lëndën Gjuhë Shqipe dhe Letërsi.
Testi për secilin nga provimet e Maturës Shtetërore 2023 vlerësohet me 60 pikë maksimale, ndërsa për nxënësit që rezultojnë mbetës në provime, ata kanë mundësi të ritestojnë sërish njohuritë në sesionin e dytë.
