Botë
Vuçiq: I gatshëm për kompromis, 4 krerët e komunave duhet të tërhiqen
13.06.2023 11:42
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, deklaroi gjatë një interviste në mediat vendase se situata në veri të Kosovës...

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, deklaroi gjatë një interviste në mediat vendase se situata në veri të Kosovës është tensionuar dhe nevojitet një zgjidhje e menjëhershme për banorët e këtyre zonave.
Vuçiq u shpreh se vendi i tij është i gatshëm për kompromis për tejkalimin e kësaj situate, por është e nevojshme që 4 kryetarët e komunave të japin dorëheqjen.
“Ne jemi të gatshëm për kompromis, thjesht po ju kërkoj që të largoni kryetarët e rrejshëm nga ndërtesat e komunës, le të japin dorëheqje. Jemi të gatshëm për kompromise, por edhe të fillojë formimi i Asociacionit.”, tha Vuçiq.
Më tej, presidenti i Serbisë dha detaje për takimet e fundit që ai pati me përfaqësuesin e lartë të BE, Lajçak dhe atë të ShBA-ve, Escobar.
