Show Biz

Shqipëria ndryshon këngën e “Eurovizionit"

24.02.2015 16:41

Dy muaj pasi u shpall fituese e festivalit të RTSh dhe dy javë nga intervista ku shprehej se kënga “Diell” ishte gati për “Eurovision” në versionin anglisht...

Dy muaj pasi u shpall fituese e festivalit të RTSh dhe dy javë nga intervista ku shprehej se kënga “Diell” ishte gati për “Eurovision” në versionin anglisht, Elhaida Dani ka bërë me dije përmes një postimi në facebook se ajo do të këndojë një tjetër këngë mbrëmjen e 19 majit në natën e parë të “Eurovisionit”.
 
“Autori i këngës “Diell”, për arsye personale dhe të pandryshueshme, ka vendosur të tërheq këngën nga ai e kompozuar dhe do jetë për fat të keq e pamundur të këndohet nga unë në “Eurovision Song Contest 2015””- shkruan këngëtarja në statusin e saj postuar rreth mesnatës të së hënës.
 
Kënga fituese e Festivalit të Këngës në RTSH u komentua gjatë dhe mori kritika jo të mira për sa i takon përfaqësimit të Shqipërisë në edicionin e 60-të të “Eurovisionit”, që do të mbahet pas 3 muajsh në Vjenë, Austri.
 
Sidoqoftë historia, kjo është hera e parë që një ngjarje e tillë ndodhë, ku kompozitori, Aldo Shllaku, në kohën kur kënga duhet të kishte përfunduar dhe të ishte prezantuar në publik me videoklip, tërhiqet pa kuptim.
 
SEVDIJE METAJ ZYBERI