Botë
Shpërthim në qendër të Mitrovicës së Veriut, grumbullohen serbët
13.06.2023 13:25
Një shpërthim është regjistruar rreth mesditës në zonën e Mitrovicës së Veriut në Kosovë...

Një shpërthim është regjistruar rreth mesditës në zonën e Mitrovicës së Veriut në Kosovë, gjë që ka bërë që sirenat e alarmit të jehojnë në të gjithë qytetin.
Ngjarja është ende e paqartë, teksa menjëherë pas shpërthimit qindra serbë kanë nisur të grumbullohen.
Mediat lokale raportojnë se gjithçka ka ndodhur për shkak të një operacioni të Policisë së Kosovës, teksa ende nuk ka një reagim zyrtar prej saj.
Sirenat e alarmit në Mitrovicë të Veriut zakonisht lëshohen kur nga popullata lokale kërkohet të organizohet për ndonjë ngjarje. Sa herë që bien sirenat në veri të Kosovës grupe njerëzish të organizuar dalin në rrugë, mbyllin dyqanet, lokalet dhe organizojnë barrikada.
