Seferi: Jemi të fokusuar te moldavia

13.06.2023 14:24

Kombëtarja Shqiptare, ka vazhduar për dy ndeshjet e radhës të vlefshme për eliminatoret e “EURO 2024”...

Kombëtarja Shqiptare, ka vazhduar për dy ndeshjet e radhës të vlefshme për eliminatoret e “EURO 2024”. Ekipi “kuqezi” tashmë po punon me formacionin plotë. Sulmuesi kumanovarë Taulant Seferi, shikon me optimizëm duelet me Moldavinë dhe Ishujt Faroe, duke thënë se kombëtarja është fokusuar në ndeshjen e parë me Moldavinë. 
 
“Ne jemi të fokusuar te ndeshja e parë me Moldavinë dhe padyshim siç e them qëllimi jonë edhe që ndeshjen e parë ta kalojmë me 3 pikë me fitore padyshim. Më pas do të shohim edhe ndeshjen me Ishujt Faroe. Natyrisht ne kemi ardhur këtu për të marrë maksimumin e këtyre ndeshjeve dhe pastaj inshalla do flasim me pozitivitet pas dy ndeshjeve dhe me 6 pikë pse jo.”, tha Seferi.
 
Moldavia po përgatitet për të marrë një fitore në transfertën e Tiranës ndaj Shqipërisë dhe këtë e konfirmojnë edhe deklaratat që vijnë nga kampi moldav. Trajneri i rivalëve të kuqezinjve, Serghei Cleșcenco, shprehet se djemtë e tij janë të karikuar, pasi e kanë studiuar mirë kombëtaren shqiptare dhe i njohin pikat e dobëta.