Giresse paralajmëron Rumaninë

13.06.2023 14:26

Kombëtarja e Kosovës, në përpjekje për t’u përgatitur sa më mirë për dy ndeshjet kualifikuese për Euro 2024...

Kombëtarja e Kosovës, në përpjekje për t’u përgatitur sa më mirë për dy ndeshjet kualifikuese për Euro 2024 kundër Rumanisë dhe Bjellorusisë, ka vazhduar punën me entuziazëm në seancat stërvitore. Trajneri i Kosovës, Alain Giresse, e ka paralajmëruar Rumaninë që nuk do ta ketë edhe lehtë në stadiumin “Fadil Vokrri”.
 
Giresse në një intervistë të dhënë për median rumune “ProSport”, ka thënë se nuk jemi në nivelin e Kroacisë, Serbisë apo Malit të Zi, por siç tha ai, është duke përgatitur mjaft surpriza për Rumaninë. Këto  dy ndeshje për Kosovën, vlerësohen si kruciale për fatin e mëtejmë të këtij cikli kualifikues, të gjithë që janë të përfshirë në Kombëtaren dardane janë duke punuar me vendosmëri e përkushtim për të arritur sukses. Kosova me Rumaninë përballet të premten në “Fadil Vokrri”, duke filluar nga ora 20:45.