Liga e Kombeve, Kroacia kërkon trofeun e parë të madh

13.06.2023 14:28

Garave në Ligën e Kombeve në futboll, iu erdhi fundi pasi këtë javë në program janë katër ndeshjet përfundimtare të këtij kompeticioni...

Garave në Ligën e Kombeve në futboll, iu erdhi fundi pasi këtë javë në program janë katër ndeshjet përfundimtare të këtij kompeticioni, ku pos Kroacisë paraqiten edhe tri përfaqësueset e mëdha evropiane, Holanda, Spanja e Italia. Këto katër përfaqësuese kërkojnë të kthejnë shkëlqimin e humbur në fund të një kampanje të gjatë. Turneu përfundimtarë do të mbahet në Holandë.
 
Gjysmë finalistja e Kupës së Botës, Kroacia, do të përballet me nikoqiren, Holandën, në gjysmëfinalen e parë në Roterdam të mërkurën. Spanja dhe Italia do të takohen një ditë më vonë në qytetin Enschede. Kroatët që kanë fituar tri medalje nga botërorit e futbollit, kualifikimi në turneun përfundimtar të Ligës së Kombeve, paraqet suksesin e tyre më të madh dhe janë vënë në kërkim të trofeut të parë të madh.
 
“Është fundi i sezonit dhe të gjithë do të thoshin se mezi presin që gjithçka të përfundojë. Por është pikërisht e kundërta. Mendoj se çdo lojtar këtu që kam parë në stërvitje që kur kam ardhur është në 120 për qind, sepse edhe pse është fundi i sezonit, nuk shikon aspak lodhje. Është një ndeshje, nuk do të jetë lehtë dhe besoj se mund ta kalojmë.”, tha Lovro Majer, futbollist i Kroacisë.
 
Ky është edicioni i tretë i Ligës së Kombeve, turne që nisi për të zëvendësuar miqësoret “e pakuptimta”. Portugalia fitoi edicionin e parë në vitin 2019 dhe Franca ishte kampione e Ligës së Kombeve dy vjet më parë. Në turneun final paraqiten fituesit e katër grupeve në Ligën A. Liga e Kombeve është e ndarë në nivele, varësisht nga forca e përfaqësueseve. Vetëm Liga A jep kampionin.