NBA, Denveri fiton titullin e parë kampion

13.06.2023 14:29

Për herën e parë në histori, Denver Nuggets ka fituar titullin e kampionit në ligën më të fortë të basketbollit, NBA....

Për herën e parë në histori, Denver Nuggets ka fituar titullin e kampionit në ligën më të fortë të basketbollit, NBA. Nuggets fitoi 4:1 serinë finale ndaj Miamit. Në ndeshjen e zhvilluar sot në mëngjes, sipas kohës sonë lokale, Denveri triumfoi në fund me rezultat 94:89. Nikola Jokiq u shpall lojtari më i mirë i serisë finale. Ai në ndeshjen e fundit kontribuoi me 28 pikë, 16 kërcime e katër asistime. Ndërsa  Michael Porter Jr., shënoi plus 16 pikë  e 13 kërcime për Denverin që pjesën e rregullt të kampionatit e përfundoi si kampion i Konferencës së Perëndimit.
 
Më I spikatur në radhët e Miami Heat ishte Jimmy Butler me 21 pikë të shënuara. Heat  deri në finale eliminoi Milwaukee Bucks si dhe Boston Celtics. Denver Nuggets në asnjë herë nuk kanë humbur në ndeshjet ndeshje me radhë në balotazh dhe në dy sezonet e fundit kanë 10 fitore në 11 ndeshje. Miami Heat u bë skuadra e dytë e cila si bartës I tetë, ia del të luajë në finalen e NBA-së. Para tyre në vitin 1999 New York Knicks, në serinë finale u mundën nga San Antonio Spurs.