Maqedoni

Kuvend, VMRO propozon ndryshime për TVSh-në

13.06.2023 16:08

Grupi parlamentar i VMRO-DPMNE-së në përpjekje për të ndryshuar ligjin për TVSh....

Grupi parlamentar i VMRO-DPMNE-së në përpjekje për të ndryshuar ligjin për TVSh. Ata në Kuvend dorëzuan propozim-ligj, që të hiqet TVSh-ja për produktet ushqimore dhe të rikthehet TVSh-ja prej 5% për rrymën.
 
“Me këtë masë çmimet e produkteve ushqimore menjëherë do të ulen për minimum 5%. Konsiderojmë se kjo është zgjidhje është e patjetërsueshme pas përfundimit të masave me të cilat u kufizuan çmimet e produkteve ushqimore. Me propozim zgjidhjen tonë lëmë hapësirë që qeveria vetë të vendosë se cilat produkte do të lirohen nga TVSh-ja. gjithashtu kërkojmë që të kthehet TVSh-ja prej 5% në vend të 18%-it.”, - deklaroi deputeti i VMRO-DPMNE-së, Bojan Stojanovski.
 
Nëse nuk pranohen kërkesat e tilla nga VMRO pretendojnë se qytetarët do të paguajnë fatura më të shtrenjta të rrymës për më shumë se 8%, pasi aktualisht TVSh-ja për rrymën është 10%. Ndërkohë, të dhënat statistikore flasin se inflacioni gjatë muajit maj është dyfishuar dhe kap vlerën 11.3%, ndërkaq tek produktet ushqimore është më i thelluar 14.6%. Nga VMRO kanë kërkuar mbështetjen edhe të deputetëve të tjerë të pushtetit, që nesër të miratohen ndryshimet ligjore në interes të qytetarëve.
 
MERAL ISMAILI