Maqedoni
Protestë, administrata gjyqësore kërkon shtesa në pagë
13.06.2023 16:57
Administrata gjyqësore sërish ka protestuar me kërkesën për rritjen e pagave për 35%.

Anëtarët e Sindikatës së Pavarur për Shërbimin Gjyqësor të Maqedonisë u mblodhën për të shprehur revoltën e tyre ndaj mosveprimit të Këshillit Gjyqësor në pjesën e marrjes së vendimeve që janë në përputhje me rregulloren me të cilat janë të parapara shtesat në paga.
Ata vendosën të hyjnë në grevë pasi prej disa muajsh nuk kanë marrë rritje pagash prej 35 për qind. Thanë se do t’i kërkojmë urgjentisht kryetarit të Këshillit Gjyqësor që të kthejë shtesat deri në 35% dhe gjithashtu të kalojë menjëherë ligjin e ri për shërbimin gjyqësor, i cili ka një vit që ka vonuar.
FLORIJE KAMBERI
