Maqedoni

Pirc Musar fjalim në Kuvendin e RMV-së: Edhe Sllovenia e ndryshoi Kushtetutën

13.06.2023 18:15

Bashkimi Evropian është ide e madhe, është projekt i madh, pasi i respekton dallimet...

Bashkimi Evropian është ide e madhe, është projekt i madh, pasi i respekton dallimet, i respekton dallimet gjuhësore dhe identitetet, deklaroi presidentja sllovene, Natasha Pirc Musar, gjatë fjalimit në Kuvendin e RMV-së.
 
Ajo njëherit inkurajoi deputetët për ndryshimet kushtetuese, pasi në rrugën e saj drejtë BE-së edhe Sllovenia është dashur ta ndryshojë Kushtetutën.
 
“Me ndryshimin e nenit 68 të Kushtetutës u mundësuam shtetasve të huaj të posedojnë pronë të patundshme për të gjithë shtetasit e BE-së. Gjatë kohës së ndryshimeve kushtetuese në Slloveni ekzistonte frika se shtetasit e huaj do të na e blejnë token. Por, nuk e blenë. Kur diçka është e jotja, pjesë e identitetit tënd, atë e kultivon, sepse është pjesë e jotja.”, - deklaroi presidentja e Sllovenisë, Natasha Pirc Musar. 
 
Pirc Musar: Rinia po migron nga vendet e rajonit
 
Ajo u ndal edhe te numri i madh i migrimit, sidomos nga të rinjtë e vendeve të rajonit.   
 
“Sipas disa të dhënave, vendet e rajonit, për shkak të largimit të rinisë në vit humbin mes 840 milion deri në 2.5 miliard euro. Këto janë numra serioz. Largimin e të rinjve nuk duhet ta shohim vetëm nga aspekti i efekteve financiare, por edhe më gjerë. Prandaj, është e domosdoshme të zhvillohet diskutim serioz", theksoi Natasha Pirc Musar. 
 
Pirc shprehu mirëkuptim për ngjarjet në kontekstin rajonal dhe për lëshimet që vendi ishte doemos t’i bëjë për anëtarësimin në NATO dhe për fillimin e negociatave me BE-në. Ajo gjithashtu tregoi përvojat e dobishme të anëtarësimit në BE, si shfrytëzimin e fondeve evropiane për zhvillimin e mjediseve rurale.
 
Vetëm një Evropë e bashkuar mund t’i kundërvihet interesave të fuqive të mëdha, tha presidentja sllovene. Zhegitja e procesit të zgjerimit nuk është e mirë as për Maqedoninë e Veriut dhe as për BE-në. Lufta në Ukrainë e bashkoi Evropën nga agresori që e shkeli konventën e Evropës, prandaj kjo mundësi e unifikimit duhet të shfrytëzohet, theksoi presidentja sllovene. 
 
FARIJE DAUTI BAKIJU