Maqedoni
DAP, protestë për rritjen e pagave
13.06.2023 18:37
Punonjësit e Drejtorisë së të Ardhurave Publike paralajmërojnë grevë të përgjithshme në vendet e tyre të punës...

Punonjësit e Drejtorisë së të Ardhurave Publike paralajmërojnë grevë të përgjithshme në vendet e tyre të punës, nëse nuk marrin rritjen e pagave prej 30 për qind.
Në protestë paralajmëruese para Ministrisë së Financave, ata kërkuan nga ministri, Fatmir Besimi, që ta nënshkruajë kontratën kolektive, e cila është arritur së bashku me Besimin.
“U konsiderua punë e kryer, por deri më sot ne formalisht, sipas rregullave, nuk kemi marrë pëlqimin për të zbatuar kontratën kolektive. Nëse vjen deri te protesta më të mëdha, mendoj se të gjithë duhet të jemi të vetëdijshëm se do të kërcënohen funksionet më vitale në shoqëri.”, tha kryetari i organizatës sindikale, Vase Nedanoski.
