Botë

Sveçla: Arrestohet një nga të dyshuarit për sulme ndaj KFOR-it

13.06.2023 19:22

Policia e Kosovës ka arrestuar Milun Milenkovic- Llune, një nga të dyshuarit për organizim të sulmeve...

Policia e Kosovës ka arrestuar Milun Milenkovic- Llune, një nga të dyshuarit për organizim të sulmeve ndaj pjesëtarëve të KFOR-it.
 
Lajmin e ka konfirmuar ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, i cili thotë se Milun Milenkovic është një nga udhëheqësit e formacionit kriminal “Mbrojtja Civile” dhe prijësi i bandave kriminale, që ndër vite kanë terrorizuar qytetarët tanë, kanë sulmuar pjesëtarët e Policisë së Kosovës dhe institucionet e Republikës së Kosovës.
 
Sipas Sveçlës, gjatë arrestimit të tij janë sulmuar zyrtarët e Policisë së Kosovës, me ç’rast tre nga ta janë të lënduar lehtë.
 
"Siç edhe e kam theksuar në vazhdimësi, koha e bandave kriminale në veriun e vendit tonë ka përfunduar. Të gjithë individët apo grupet kriminale që kanë cenuar sigurinë dhe rendin kushtetues të Republikës së Kosovës, do të përballen me drejtësinë", ka shkruar në Facebook, ministri Sveçla.
 
Ka reaguar drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë serbe, Petar Petkoviq, i cili ka deklaroi se Millun Millenkoviq- Llune nuk është kriminel dhe se Policia e Kosovës nuk ka prova për akuzat ndaj tij.
 
“Ai është një luftëtar i shquar për interesat kombëtare serbe dhe për të drejtat e serbëve në veri të Kosovës.”, tha Petkoviq.