Maqedoni
Tetovë, erë e çuditshme gazi, reagon “Eco Guerrilla”
24.02.2015 17:18
Qytetarët e Tetovës janë ankuar për një erë të çuditshme gazi që ka kapluar qytetin dhe rrethinën mbrëmë në orët e mesnatës...

Askush deri tani nuk e di cila është prejardhja e kësaj ere, por Lëvizja “Eco Guerilla” thotë se ajo po shton problemet e qytetarëve në rrugët e frymëmarrjes.
Sipas “Eco Guerillës”, fenomeni i ndotjes vazhdon të shqetësojë për çdo ditë banorët e Pollogut.
Gjithsesi, nga Ndihma e Shpejtë në Tetovë thonë se gjatë 12 orëve të fundit në këtë qendër nuk është pranuar asnjë qytetarë që ankohet për probleme në rrugët e frymëmarrjes, por ka pasur vetëm pacientë të cilët janë ankuar nga sëmundje tjera të ndryshme.
“Eco Guerilla” apelon tek qytetarët që të paraqiten në linjën telefonike: 0800 55 043, e cila është pa pagesë dhe ueb-aplikacionin: “E-report Tetova”, që ditë më parë i lëshoi në përdorim Komuna e Tetovës, ku në çdo kohë qytetarët mund t’i paraqesin problemet me ndotjen e ajrit dhe ambientit.
MIFTAR EMINI
