Botë
Rusia sulmon me raketa Odesan, tre të vdekur e 13 të lënduar
14.06.2023 09:26
Forcat ruse kanë sulmuar me raketa qytetin jugor ukrainas, Odesa..

Forcat ruse kanë sulmuar me raketa qytetin jugor ukrainas, Odesa, ndërsa si pasojë kanë humbur jetën të paktën tre persona dhe janë lënduar 13 tjerë, raporton agjencia “AP”. Ushtria ukrainase ka thënë se Odesa është sulmuar nga 10 raketa e 10 dronë. Tri nga katër raketat Kalibr që u lansuan nga Deti i Zi, u rrëzuan. Një tjetër goditi Odesan.
Po ashtu, autoritetet ukrainase kanë treguar se u lansuan gjashtë raketa Kh-22 nga rajoni i Donjetskut. Ndërkohë, është njoftuar edhe se janë rrëzuar nëntë dronë të prodhuar në Iran. Tre punonjës të një depoje ushqimore kanë humbur jetën e shtatë tjerë janë lënduar.
Gjithashtu po vazhdojnë kërkimet për të gjetur të mbijetuar tjerë, është thënë nga autoritetet ukrainase. Ndërkohë, gjashtë persona tjerë, që gjendeshin në një shtëpi në afërsi, janë lënduar.
