Shaqiri në mesin e 10 lojtarëve më të ndjekur të MLS-së në Instagram

14.06.2023 09:56

Xherdan Shaqiri është një prej dhjetë lojtarëve më të ndjekur të kampionatit MLS të Shteteve të Bashkuara të Amerikës...

Xherdan Shaqiri është një prej dhjetë lojtarëve më të ndjekur të kampionatit MLS të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në rrjetin social Instagram. Shaqiri renditet i katërti me 2.8 milionë ndjekës. I pari me 6.2 milionë ndjekës është Douglas Costa, i dyti Giorgio Chiellini me 5.3 milionë ndjekës, ndërsa i treti me 3 milionë ndjekës është Riqui Puig.
 
31-vjeçari Shaqiri ka fituar 18 trofe gjatë gjithë karrierë së tij me Baselin, Liverpoolin dhe Bayern Muenchenin. Shaqiri ishte pjesë e një skuadre të shkëlqyer të Liverpoolit që fitoi si Premier Leaguen ashtu edhe Ligën e Kampionëve. Sulmuesi kosovar i Zvicrës pjesë e Chicago Fire është prej shkurtit të vitit 2022. Në MLS së fundmi është transferuar edhe Lionel Messi, por nuk është i përfshirë në këtë listë.