Ekonomi

Konkurs i ri, mundësi punësimi për 476 raste sociale

24.02.2015 17:46

Agjencia për Punësim shpalli sot konkursin për punësimin e 476 personave të kategorive të rasteve sociale...

Prioritet do të kenë personat që nuk i kanë mbushur 29 vjet.
 
Kategoria tjetër i takon personave të moshës prej 50¬-55 vjet dhe që vështirë mund të gjejnë punë. Agjencia për Punësim do t’i subvencionojë firmat që do t’i punësojnë këta persona. 
 
“Ftoj të gjithë personat e papunësuar, të cilët janë në këtë kategori, të aplikojnë në thirrjen publike, e cila do të zgjasë në kontinuitet deri në fund të vitit, ose deri në plotësimin e vendeve të lira. Ftoj edhe kompanitë që të aplikojnë në këtë projekt dhe ta shfrytëzojnë këtë mundësi, dhe më pas Agjencia për Punësim çdo muaj do të bëjë lidhshmëri me personat e papunësuar të cilët kanë aplikuar, por edhe me kompanitë private të cilat praktikisht kanë aplikuar për shfrytëzimin e kësaj mundësie. Projekti mundëson që me mjete dhe financa të shtetit t’i ndihmojmë të gjithë ata të cilët më rëndë mund të punësohen dhe të cilët një kohë më të gjatë janë të papunësuar dhe janë raste sociale”- deklaroi ministri i Shoqërisë Informatike, Dime Spasov.
 
Për t’u punësuar në firmat e ndryshme të Maqedonisë, kjo kategori duhet njëherë të mbarojë një kurs tremujorë, ndërsa firma për një person që do ta punësojë do të marrë nga shteti 19 mijë denarë në muaj rrogë bruto për gjashtë muajt e ardhshëm.
 
 
BESIM ABDULLAI