Maqedoni

Konferencë ndërkombëtare në Strugë për dimensionin ekonomik mjedisor të OSBE-së

14.06.2023 10:10

Në kuadër të kryesimit të Maqedonisë së Veriut me OSBE-në...

Në kuadër të kryesimit të Maqedonisë së Veriut me OSBE-në, në Strugë, sot do të mbahet konferenca ndërkombëtare kushtuar dimensionit ekonomik dhe mjedisor të Organizatës. Maqedonia e Veriut edhe përmes kësaj konference, gjithashtu kontribuon në përpjekjet për rimëkëmbjen ekonomike dhe luftën kundër ndryshimeve klimatike, si pjesë thelbësore e konceptit të OSBE-së për sigurinë gjithëpërfshirëse.

Konferencën do ta hapë udhëheqësi i OSBE-së, shefi i diplomacisë, Bujar Osmani. Do të mbajnë fjalim edhe zëvendëskryeministrja për politika të qeverisjes së mirë, Sllavica Gërkovska, ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Kaja Shukova, si dhe zëvendëskryeministri për Energji i Ukrainës, Jarosllav Demçenkov.