Maqedoni
Filloristët nga sot në pushim veror
14.06.2023 11:11
Nxënësit e shkollave fillore po përfundojnë sot vitin shkollor 2022/2023...

Nxënësit e shkollave fillore po përfundojnë sot vitin shkollor 2022/2023, ndërsa gjimnazistët tashmë prej të premtes janë në pushim. Regjistrimi i nxënësve në arsimin e mesëm do të bëhet në një periudhë regjistrimi me dy regjistrime në muajin qershor.
Regjistrimi do të bëhet përmes aplikacionit elektronik, përmes lidhjes në portalin e shërbimeve elektronike të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës me njoftim të veçantë për nxënësit e shkollave të mesme përmes llogarive të tyre përdoruese në Schools.mk.
