Botë
Të shtëna në një shkollë në Bosnjë-Hercegovinë, arrestohet nxënësi që plagosi arsimtarin
14.06.2023 11:58
Një arsimtar i shkollës fillore në Lukavac është qëlluar me armë zjarri nga një ish-nxënës...

Një arsimtar i shkollës fillore në Lukavac është qëlluar me armë zjarri nga një ish-nxënës, raporton media boshnjake “Klix.ba” për incidentin e mëngjesit. Mëngjesin e sotëm, nxënësi ka ardhur i armatosur në shkollë dhe ka kërkuar punonjësin N.O., arsimtar i anglishtes, të cilin e ka qëlluar me plumb në kokë.
Ai e ka plagosur në pjesën e qafës, ndërsa i plagosuri ndodhet në gjendje të rëndë. Arsimtari që u qëllua me armë zjarri në shkollë është transferuar në Qendrën Klinike në Tuzlë dhe operacioni është në vazhdim. Më shumë detaje rreth gjendjes së tij shëndetësore do të dihen gjatë ditës. Policia ka arrestuar menjëherë studentin që ka qëlluar, teksa i është gjetur një armë.
