Maqedoni

Sulmohet bashkëkryetari i një shoqate bullgare, Spasovski: Sulmuesi është arrestuar

14.06.2023 13:43

Në Strugë dje është sulmuar bashkëkryetari i shoqatës së bullgarëve “Shemeto”, Bekir Kadrieski nga Labunishta...

Në Strugë dje është sulmuar bashkëkryetari i shoqatës së bullgarëve “Shemeto”, Bekir Kadrieski nga Labunishta. Sipas MPB-së, bëhet fjalë për shkelje të rendit dhe qetësisë publike. Ata kanë konfirmuar se Kadrieski është sulmuar në afërsi të sallës së sportit “Boro Haxhieski” në Strugë nga një person nga fshati Veleshtë i Strugës. Policia ka zhvilluar një bisedë zyrtare me sulmuesin dhe është njoftuar prokurori publik.
 
“Në lidhje me këtë ngjarje është e rëndësishme se është vepruar shpejt dhe me efikasitet. Sulmuesi u ndalua. Janë marrë deklarata. Aplikimi dhe marrja e deklaratës nga i dëmtuari ka qenë në qendrën mjekësore. Aty ishin oficerët e policisë. Është njoftuar edhe prokurori publik dhe pas mbledhjes së të gjitha provave materiale do të ngrihet padi. Pra, ky rast është zbardhur.”, - deklaroi ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski. 
 
Ministria e Punëve të Jashtme e ka konfirmuar sulmin ndaj Kadrieskit, i cili është shtetas i RMV-së, por apelon për vetëpërmbajtje nga kualifikimet e parakohshme deri në zbardhjen e plotë të rastit.
 
“Kjo ngjarje nuk duhet të hedh hije mbi përpjekjet institucionale për të ushqyer të drejtat dhe interesat e komuniteteve më të vogla, duke përfshirë përpjekjet për të ushqyer të drejtat e garantuara me kushtetutë-ligjore për ta, përfshirë komunitetin bullgar. I bëjmë thirrje publikut dhe subjekteve politike nga Bullgaria fqinje që t'u mundësojnë institucioneve të shtetit zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe procedimin e tyre sipas rregullave ligjore.”, njofton MPJ.
 
I sulmuari për mediat bullgare ka thënë se është rrëzuar përtokë, shkelmuar dhe fyer për baza etnike. Kadrieski u shtrua në spitalin lokal. Ai është shtetas i Maqedonisë dhe nuk ka pasaportë bullgare, por siç thotë ai kishte identitet bullgar.
 
“E pyeta se a kishte ndonjë provokim për sulmin, por ai më tha se nuk i kishte takuar kurrë personat që e sulmuan. Ai i njeh sulmuesit dhe nuk ka pasur asnjë keqkuptim me ta më parë. Ai tha se janë dërguar me qëllim.”, - theksoi kryetari i Shoqatës së bullgarëve “Shemeto”, Zhivko Çakraçiev.
 
MPJ-ja bullgare menjëherë dërgoi një punonjës nga konsullata e përgjithshme në Manastir për të kontrolluar nëse incidenti kishte përkatësi etnike. Edhe partia GERB e Bojko Borisovit e dënoi ngjarjen, nga ku vlerësuan se bëhej fjalë për dhunë të paprovokuar.
 
SEDAT SELIMI