Maqedoni

Aliu: Kemi thjeshtëzuar shërbimet për qytetarët

14.06.2023 14:18

Të arriturat e Ministrisë së Shoqërisë Informatike dhe Administratës, gjatë kësaj periudhe 100 ditsh

Të arriturat e Ministrisë së Shoqërisë Informatike dhe Administratës, gjatë kësaj periudhe 100 ditsh, janë bërë përparime të jashtëzakonshme, thotë ministri, Aliu. Sipas tij, gjatë kësaj kohe ky dikaster ka thjeshtëzuar shërbimet ndaj qytetarëve përfshi edhe platformën digjitale. Aliu, po ashtu foli edhe për ligjin e pagave duke theksuar se RMV-ja akoma nuk ka një model për pagat. Transformimi digjital, sipas tij ka bërë që kjo ministri të mundëson shërbime dhe sistemet tona administrative të jenë kompatibile më ato të BE-së. Aliu, po ashtu pranoi faktin se sot në RMV ka shumë institucione të cilat shërbimet e tyre digjitale i kanë jo kompaktibile me njëra tjetrën.   
 
“Në këto 100 ditë ne ia dolëm të lançojmë strategjinë më të re të MShIA, siç është Era Digjitale, një nga iniciativat tona më domethënëse, e cila ka ndryshuar rrënjësisht në mënyrën se si qytetari i merr shërbimet publike. Digjitalizimi është e vetmja mënyrë për të përmirësuar jetën e qytetarit dhe të biznesit, por edhe të fuqizimit të ekonomisë së vendit. Gjithashtu, zbatuam obligimet kushtetuese dhe ligjore të përdorim gjuhën shqipe si gjuhë zyrtare. Sot kemi një pasqyrë digjitale në shtet në të cilën institucionet e ndryshme kanë infrastrukturë harbërike dhe soëftverike që janë jo-kompaktibile me njëra tjetrën, pra shumë shpejtë do të kemi edhe një pasqyrë harbërike se si do të duket lidhja ndërmjet institucioneve.”, - theksoi ministri i Shoqërisë informatike dhe administratës, Azir Aliu. 
 
Sipas Aliut, mediat e lira në shërbim të interesit më të lartë publik, transparenca dhe llogaridhënia në çdo nivel mbetet përkushtim i kësaj ministrie. Sipas tij, ky dikaster ka filluar procesin e reformimit të ligjeve për mediat duke i harmonizuar ato me legjislacionin e BE-së. Ligji aktual për shërbime mediatike, audio dhe audio-vizuale është në procedurë qeveritare dhe deri në fund të muajit pritet të futet ta kalon edhe filtrin parlamentar. Së shpejti, sipas tij do të përfundon edhe pjesa e dytë e ligjit me të cilën edhe do të krijohet kornizë ligjore për mediat private në vendin tonë.      
 
FITIM KRYEZIU