Maqedoni
Punonjësit e doganës paralajmërojnë protestë të premten
14.06.2023 18:00
Punonjësit e Drejtorisë së Doganave kanë paralajmëruar të premten një protestë...

Punonjësit e Drejtorisë së Doganave kanë paralajmëruar të premten një protestë, njoftuan nga Sindikata e Drejtorisë doganore. Ata kërkojnë rritje të pagave për 30 për qind. Nëse kërkesa nuk plotësohet, ka mundësi që protestat të radikalizohen me mbylljen e pikave kufitare, thonë ata.
“Kërkojmë rritjen e pagave për punonjësit e Drejtorisë së Doganave të cilët e mbushin buxhetin e shtetit me më shumë se 51% çdo vit dhe nuk marrin rritje të pagës me vite të tëra.”, - deklaroi kryetari i Sindikatës së administratës, Tërpe Deanoski.
Ministri i Financave, Besimi thekson se po punohet intensivisht në metodologjinë e re dhe marrëveshjen e përgjithshme kolektive për të gjithë të punësuarit në sektorin publik.
“Po zhvillohen bisedime intensive me të gjitha sindikatat që përfaqësojnë sektorin publik dhe atje do ta zgjidhim atë, sepse me rëndësi është të kemi zgjidhje sistemore që do të garantojë status, standard të punonjësve në sektorin publik dhe njëkohësisht do të pasojë edhe produktivitet i ekonomisë sonë.”, - theksoi ministri i Financave, Fatmir Besimi.
Ditë më parë protestuan të punësuarit në drejtorinë e të Ardhurave Publike. Pse duhet të presim një marrëveshje të përgjithshme kolektive, kur fondet për shlyerjen e pagave janë parashikuar në buxhetin e DAP për këtë vit, thonë nga ky institucion.
FITORE DEMOLLI
