Maqedoni

Aksident në Shkup, del nga rruga një veturë e policisë

14.06.2023 19:50

Mbrëmë në rrugën 172 në Shkup një polic me veturën e tij zyrtare ka dalë nga rruga...

Mbrëmë në rrugën 172 në Shkup një polic me veturën e tij zyrtare ka dalë nga rruga.
 
Nga MPB-ja njoftojnë se polici ka humbur kontrollin mbi automjetin dhe më pas ka ndodhur aksidenti.
 
Polici ka pësuar lëndime trupore, të konstatuara në Kompleksin klinika “Nënë Tereza”, Shkup