Botë

MPB e Serbisë, policët e kosovës u arrestuan brenda Serbisë

14.06.2023 20:48

Misnitria serbe e punëve të brendëshme pretendon se tre pjestsarët e Policisë së Kosovës...

Misnitria serbe e punëve të brendëshme pretendon se tre pjestsarët e Policisë së Kosovës janë kapur brenda teritorit të Serbisë.
 
Sekretari i Shtetit i Ministrisë së Punëve të Brendshme, Zheljko Bërkiq, në një konferencë të jashtëzakonshme për shtyp ka thënë se trep jestarët e forcave speciale të Kosovës janë arrestuar më shumë se një kilometër në thellësi të territorit të Serbisë qendrore.
 
“Më 14 qershor në ora 12:38 në zonën administrative në drejtim të Kosovës, larg në thellësi të Serbisë qendrore, pjesëtarët e MPB-së, grupi antiterrorist i njësisë speciale të policisë kanë gjetur dhe arrestuar tre pjesëtarë të ashtuquajturë policia e Kosovës”, tha Bërkiq.
 
Të tre të arrestuarit, shton ai, ishin të paisura me mjete luftarake, të armatosur me tre automatikë, municion, pajisje GPS, harta dhe pajisje të tjera. 
 
Sipas tij “Vendi i arrestimit ndodhet në zonën e fshatit Gnjilicë, komuna e Rashkës, më shumë se një kilometër në thellësi në territorin e Serbisë qendrore”, thekson Bërkiq.
 
Sipas tij policia në bashkëpunim me Prokurorinë kompetente do të vazhdojë procedurën e mëtutjeshme.