Botë

Stano, me urgjencë jemi në kontakt me Kosovën e Serbinë

14.06.2023 21:06

Pas kidnapimit të tre policëve të Kosovës, Brukseli është në kontakt me Kosovën, Serbinë si dhe KFOR-in...

Pas kidnapimit të tre policëve të Kosovës, Brukseli është në kontakt me Kosovën, Serbinë si dhe KFOR-in për të kuptuar më shumë rreth asaj se çfarë ka ndodhur, ka deklaruar Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano. 
 
Ai për mediat kosovare ka deklaruar se Kosova dhe Serbia duhet të përmbahen nga veprimet apo thirrjet qe e tensionojnë situatën edhe më shumë.
 
“Ne jemi me urgjencë në kontakt me të dyja palët, si dhe me KFOR-in, për të përcaktuar se çfarë dhe si ka ndodhur saktësisht”, ka thënë ai. “Ne i bëjmë thirrje Kosovës dhe Serbisë që të përmbahen nga çdo veprim apo reagim që mund të kontribuojë më tej në ngritjen e tensioneve. Ne përsërisim thirrjen e BE-së për de-përshkallëzimin e menjëhershëm dhe vendimtar”, ka deklaruar Stano.