Botë
Rama, KFOR-i po investigon rastin
14.06.2023 21:22
Kryemisnitri i Shqipërisë Edi Rama nuk ka reaguar për kidnapimin e tre policëve të Kosovës...

Kryemisnitri i Shqipërisë Edi Rama nuk ka reaguar për kidnapimin e tre policëve të Kosovës, por me një cicërime në rrjetin social “Twitter”, u është kundërpërgjigjur kritikave për heshtjen e Shqipërisë në këtë rast.
“Kush thotë se po heshtim apo kush kërkon t’i hedhim benzinë zjarrit duke ngritur akuza ndërkohë që KFOR-i po investigon rastin, nuk do t’ia dijë as për Kosovën e as për Shqipërinë, po vetëm për luftën e stërhumbur politike me mua apo për politikën e luftës imagjinare me Serbinë”, shkroi Rama në twiter.
