Maqedoni
ASh dënon rrëmbimin e tre policëve të Kosovës
14.06.2023 21:38
Aleanca për Shqiptarët dënon ashpër rrëmbimin brenda territorit të Republikës së Kosovës...

Aleanca për Shqiptarët dënon ashpër rrëmbimin brenda territorit të Republikës së Kosovës të tre pjesëtarëve të policisë së Kosovës nga ana e forcave speciale serbe.
Nga partia e Taravarit thonë se: “Ky akt luftënxitës është shkelje e rëndë e sovranitetit dhe integritetit territorial të Republikës së Kosovës. Kërkojmë lirimin e menjëhershëm të efektivëve policorë dhe i bëjmë thirrje faktorit ndërkombëtar t’i bëjë presion Qeverisë së Serbisë në këtë drejtim. Inkurajojmë palët që të rikthehen në tavolinën e bisedimeve, duke kontribuar në normalizimin e plotë të situatës në veriun e Kosovës dhe zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit, në kuadër të dialogut të lehtësuar nga BE-ja dhe të përkrahur nga ShBA-të.”, thuhet në reagimin e ASh-së.
