Botë
Begaj dënon rrëmbimin e tre policëve nga Serbia
15.06.2023 12:01
Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj ka dënuar aktin e rrëmbimit të tre policëve të Kosovës...

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj ka dënuar aktin e rrëmbimit të tre policëve të Kosovës nga njësia speciale e ushtrisë serbe. Ai ka thënë se Serbia në këtë mënyrë po tenton të destabilizojë gjithë rajonin. Begaj ka thënë se strategjitë “eskalim për të deeskaluar” duhet të marrin fund.
"Rrëmbimi i tre efektivëve të Policisë së Kosovës brenda territorit kosovar nga trupat serbe është një akt i rëndë provokativ për destabilizimin e Kosovës dhe të mbarë rajonit. E dënoj me forcë këtë akt dhe i bëj thirrje autoriteteve serbe për lirimin e efektivëve kosovarë.
Gjithashtu, iu bëj thirrje partnerëve ndërkombëtarë që të ndërhyjnë dhe të shkurajojnë veprime të tjera të ngjashme.”, ka thënë ai. Ai ka përsëritur thirrjen e tij drejtuar institucioneve të Kosovës që të mos bien pre e provokimeve “Koordinimi me ShBA dhe BE për rikthimin ne tryezën e dialogut është tepër i rëndësishëm.”, ka shkruar ai.
