Botë
Tragjedia në brigjet greke, të mbijetuarit dëshmuan se kishte mbi 100 fëmijë
15.06.2023 12:25
Deri më tani janë gjetur 78 emigrantë të vdekur nga mbytja e anijes në Kalamata dhe 104 të tjerë janë shpëtuar....

Deri më tani janë gjetur 78 emigrantë të vdekur nga mbytja e anijes në Kalamata dhe 104 të tjerë janë shpëtuar. Por, tragjedia vazhdon ende, sipas dëshmive të mbijetuar, në pjesën e fundit të anijes ndodhen rreth 100 fëmijë. Këto deklarata të mbijetuarit i kanë bërë tek mjekët në spitalin e Kalamatës, ku ata po kurohen.
Mjeku kardiolog, drejtor i Klinikës së Kardiologjisë të Spitalit të Kalamatës tha se deri më tani po trajtohen 30 emigrantë dhe gjendja e tyre është relativisht e mirë. Ai i cilësoi si tronditëse mesazhet që merr në celularin e tij nga të afërmit që po kërkojnë në bordin e anijes së peshkimit. Disa i dërgojnë foto dhe i japin informacione duke e pyetur nëse e ka parë të afërmin që kërkojnë. Në të njëjtën kohë, ai merr telefonata të vazhdueshme nga numra të panjohur që telefonojnë nga vende si Siria dhe Pakistani, nga njerëz që shqetësohen për fatin e tyre. “Ata më kanë dërguar fotografi duke pyetur nëse i kemi parë”, tha mjeku.
Anija kishte mjaft njerëz, sipas informacionit që i është dhënë rojeve bregdetare dhe policisë, fatkeqësisht kishte shumë persona të bllokuar. Brenda varkës ka pasur shumë njerëz, kryesisht gra dhe fëmijë.”, theksoi Dimitris, vullnetar samaritan – shpëtimtar i “Kryqit të Kuq Helen”.
