Maqedoni

Vritet shtetas i RMV-së në Prishtinë, policia e Kosovës shpalos detajet

15.06.2023 12:48

Një person është vrarë të mërkurën mbrëma në “Rrugën C”, në Prishtinë, njoftoi Policia e Kosovës....

Një person është vrarë të mërkurën mbrëma në “Rrugën C”, në Prishtinë, njoftoi Policia e Kosovës. Në raportin policor bëhet e ditur se rasti ka ndodhur në ora 20:00, ndërsa raportohet se i dyshuari deri më tani i panjohur, kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimës mashkull, shtetas i Republikës së Maqedonisë së Veriut.
 
“Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku kanë vërejtur se në një veturë me targa të Republikës së Maqedonisë Veriore, është një person, nga mjeku përgjegjës është konstatuar se personi i cili ishte në veturë është pa shenja jete.”, thuhet në raport.
 
Jo zyrtarisht thuhet se personi që është qëlluar është Blerim Daci, i cili përdorte dokumente false me emrin Blerim Shabani, raportojnë mediat kosovare.