Maqedoni
Strugë, mbahet forumi i Prespës për dialog
15.06.2023 11:48
Me moton “Familja evropiane e zgjeruar deri në vitin 2030: Mision i (pa) mundur”, filloi sot në Strugë....

Me moton “Familja evropiane e zgjeruar deri në vitin 2030: Mision i (pa) mundur”, filloi sot në Strugë, Forumi i Prespës për dialog. Dje dhe sot në Strugë kanë arritur figura të rëndësishme të politikës vendore, rajonale, madje dhe ndërkombëtare për të marrë pjesë në aktivitetet e shumta që gjatë ditës së sotme dhe të nesërme do të zhvillohen në kuadër të këtij evenimenti madhore.
Agjenda e Forumit përfshin, ndër të tjera, diskutime mbi çështjet urgjente të sigurisë politike-rajonale dhe evropiane, proceset integruese të Ballkanit Perëndimor në BE, perspektivat e forcimit të bashkëpunimit rajonal dhe marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë, luftën kundër korrupsionit dhe tema të tjera.
