I ngjan edhe kjo Xherdan Shaqirit

15.06.2023 13:01

Zvicra po bëhet gati për sfidën me Andorrën që do të luajë të premten e 16 qershorit në kuadër të kualifikueseve për Kampionatin Evropian...

Zvicra po bëhet gati për sfidën me Andorrën që do të luajë të premten e 16 qershorit në kuadër të kualifikueseve për Kampionatin Evropian. Ylli i kësaj përfaqësuese Xherdan Shaqiri i është bashkuar kombëtares së Zvicrës.Paraditen e së mërkurës u zhvillua një seancë stërvitore e mbyllur e ekipit kombëtar të Zvicrës. Fëmijë të ndryshëm gjejnë një mënyrë për të parë idhujt e tyre.
 
“Një fans i vogël e i madh i kombëtares e thërret ‘Shaqirin’ gjatë gjithë kohës. Problemi është se ai thërret gjithmonë në drejtim të Andi Zeqirit. Në fund të stërvitjes, sulmuesi i FC Baselit i jep një autograf vogëlushit dhe zgjidh keqkuptimin. Fansja e kombëtares është habitur vërtet me ngatërrimin e tij”, shkruan mes të tjera mediumi zviceran “Blick".