Krasniqi vjen te Shkëndija
15.06.2023 13:14
Endrit Krasniqi ka vendosur ta vazhdojë karrierën në elitën e futbollit të Maqedonisë së Veriut....

Endrit Krasniqi ka vendosur ta vazhdojë karrierën në elitën e futbollit të Maqedonisë së Veriut. Është Shkëndija e Tetovës që e ka prezantuar futbollistin nga Malisheva, i cili u largua së fundmi nga Prishtina, ku luajti për disa edicione.
"KF Shkëndija me kënaqësi komunikon arritjen e marrëveshjes për bashkëpunim me mesfushorin Endrit Krasniqi. 28 vjeçari vjen nga rradhët e Prishtinës dhe me kuqezinjtë ka firmosur kontratë dy vjeçare. Futbollisti me sukses kaloi ekzaminimet mjekësore, pas çka edhe zyrtarisht konfirmohet si anëtar i ri i Shkëndijës", ka njoftuar klubi nga Tetova.
