Zekrija Ramadani, trajneri i ri në Arabinë Saudite
15.06.2023 13:15
Trajneri Zekrija Ramadani dhe skuadra e Gjilanit, kanë rënë dakort për të ndërprerë bashkëpunimin e tyre...

Trajneri Zekrija Ramadani dhe skuadra e Gjilanit, kanë rënë dakort për të ndërprerë bashkëpunimin e tyre pasi trajneri karirën e tij do të vazhdojë në lindjen e afërt. Sipas mediave kosovare të cilat këtë lajm e bëjnë public si ekskluziv, Ramadani do jetë pjesë e Ohod Al Medina në Arabi Saudite që nga viti i ardhshëm.
Shkupjani Ramadani ka fituar tri herë titullin kampion në Kosovë. Në karierën e tij të deritanishme Zekrija Ramadani, ka drejtuar këto skuadra:- FC Shkupi, Flamurtari, Egnatia. Ndërsa tituj kampion ka fituar me: Trepça ’89 (2017), Feronikeli (2019) dhe Prishtina (2021).
