Malazezi Radoviç në pankinën e Voska Sport
15.06.2023 13:16
Ish trajneri i skuadrës shqiptare nga Mali i Zi (Deçiqi) Miljan Radoviç është prezantuar si trajner i ri i skuadrës së Voska Spor....

Ish trajneri i skuadrës shqiptare nga Mali i Zi (Deçiqi) Miljan Radoviç është prezantuar si trajner i ri i skuadrës së Voska Spor. Trajneri malazez u prezantua mbrëmjen e kaluar, ndërsa me punë do të duhet të fillojë sot (e enjte), kur edhe do ketë thirrjen e parë tek skuadra liqenase.
Voska Sport me Radoviç, kanë firmosur kontratë një vjeçare. Në sezonin e saj të parë në elitën e futbollit vendor Voska Spor, për qëllim ka sigurimin para kohe të mbijetesës. Radoviç, si trajner me skuadrat që ka drejtuar si ajo e Sutjeska dhe Deçiç, ka luajtur në Liga e Konferencës.
