Komunikacioni po zhvillohet pa pengesa, mjegull në Kodrën e Diellit, Mavrovë dhe në Strazhë

25.02.2015 09:49

Komunikacioni në të gjitha rrugët shtetërore po zhvillohet pa pengesa, kryesisht nëpër rrugë të lagështa. Mjegull me dukshmëri deri në 30 metra ka në Kodrën e Diellit, Mavrovë dhe në vendkalimin malor Strazhë....

LAMM rekomandon kujdes në drejtimin e automjetit, shpejtësi të adaptuar gjatë qarkullimit dhe respektim të sinjalizimit të vendosur rrugor. Kujdes të veçantë duhet pasur në akset të cilat kalojnë përmes grykave malore, veçanërisht në akset rrugore Katllanovë - Veles, Mavrovë - Dibër - Strugë, Demir Kapi - Udovë,Koçan-Delçevë, Vinicë-Berovë ku mund të paraqiten shembje të vogla të dheut.

Intensiteti i komunikacionit në drejtimet rrugore jashtë mjediseve të qyteteve është mesatar, ndërsa në vendkalimet kufitare nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe për dalje nga shteti.

Përkujtim për të gjithë shoferët për obligimin ligjor për posedimin e pajisjes dimërore në automjete, pa e marrë parasysh gjendjen momentale të motit. Ky obligim do të zgjasë deri më 15 mars të vitit 2015.

Nga GEING njoftojnë se për nevojat për përpunimin e dokumentacionit projektues për ndërtimin e instalimit të sistemit elektronik për pikat pagesore në Maqedoni, në aksin rrugor A1, rruga Shkup - Veles në zonën e lirës në pikën pagesore Petrovec (në të dyja drejtimet) prej 23.02.2015 do të fillojë incizimi gjeodet dhe punimet hulumtuese gjeoteknike, me ç'rast do të bëhet ndryshimi i përkohshëm regjimit në komunikacion. Është vendosur sinjalizim përkatës vertikal për punimet në rrugë. Aktivitetet do të zgjasin deri më 28.02.2015 dhe do të kryhen gjatë ditës prej orës 07:00 deri në orën 17:00, ndërsa sinjalizimi në komunikacioni do të qëndrojë për 24 orë.

Nga GEING njoftojnë se për nevojat e përpunimit të dokumentacionit projektues për rehabilitimin e rrugës shtetërore rruga A-3, aksi Prevalec (Koçanë) - Dellçevë, nga data 12.01. 2015 , kanë filluar aktivitete në rrugë, respektivisht me xhirimin gjeodezik dhe punimet hulumtuese gjeoteknike, dhe të njëjtat pritet të jenë me kohëzgjatje prej 5 muajve  (deri më 12.06.2015). Punimet kryhen në periudhë kohore prej orës 06:00 deri në orën 19:00.

Në pjesën e rrugës nga diga e Mavrovës deri te udhëkryqi për në fshatin Galiçnik vazhdojnë punët ndërtimore. Rekomandojmë vozitje të kujdesshme për shkak të prezencës së mekanizmit dhe punëtorëve, ndërsa gjatë asfaltimit janë të mundshme mbyllje të përkohshme e rrugës.

Për shkak të punëve të kryera (gërvishtje asfaltit) në aksin rrugor Veles - Shkup, komunikacioni zhvillohet nëpër një korsi, ku është vendosur sinjalizim adekuat në rrugë.

Sipas njoftimit të IRD Ingenering prej datës 10-të shkurt të vitit 2015 kanë filluar punimet në urën A1-69L, në autostradën A1 (E75), aksi rrugor Veles - Katllanovë, në stacionimin 63+556, duke përfshirë gjatësi prej rreth 250 metrash para dhe 250 metra pas urës. Komunikacioni zhvillohet në një korsi dhe shoferët luten të kenë kujdes në sinjalizimin e vendosur. Është planifikuar punët të zgjasin 3,5 muaj.

Për shkak të kryerjes së aktiviteteve të punimeve në rrugën shtetërore A3, pjesa Veles-Kadrifakovë, komunikacioni zhvillohet nën regjim kohor të komunikacionit edhe atë:

- nga fundi i korsisë së tretë (deponia Veles) deri në f.Llozovë dhe

- nga f.Llozovë përmes f.Saramzalinë, deri në pjesën Kadrifakovë.

Pjesëmarrësit në komunikacion duhet t'i përmbahen sinjalizimit horizontal dhe vertikal derisa të përfundojnë punimet ndërtimore.

Në të gjitha këto akse rrugore për kryerjen e punimeve ndërtimore është vendosur sinjalizim përkatës rrugor dhe i komunikacionit.

Më 19.12.2014 filloi regjimi kohor i komunikacionit për ndalesë të lëvizjes të automjeteve të rënda transportuese, masa më e madhe e lejuar e së cilave tejkalon 15 tonë,  në rajonin e qytetit të Shkupit. Ndalesa është me karakter kohor dhe do të zbatohet prej datës 19.12.2014 deri më datën 31.03.2015 gjatë ditës dhe atë prej orës 08 deri në orën 20.

Luten të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion të cilët drejtojnë automjete të rënda transportuese ta respektojnë sinjalizimin e vendosur.