Maqedoni

VMRO-DPMNE: LSDM të prononcohet se cilin propozim e pranon

15.06.2023 14:11

VMRO-DPMNE-ja opozitare ka ftuar shumicën parlamentare që ta pranojë dorën e zgjatur...

VMRO-DPMNE-ja opozitare ka ftuar shumicën parlamentare që ta pranojë dorën e zgjatur dhe të tregojnë se cili propozim i saj do të ishte i pranueshëm. Deputetja e VMRO-DPMNE-së, Eli Panova, thotë se shumicës parlamentare i është bërë e qartë se 2/3 e nevojshme për ndryshimet kushtetuese nuk i ka, dhe nëse mendojnë se mund të krijojnë një shumicë të tillë, mund t’i vendosin propozimet për ndryshimet kushtetuese në Kuvend dhe do të përballen me realitetin e hidhur, e më pas të shkojmë menjëherë në zgjedhje të parakohshme parlamentare. 
 
“Oferta e VMRO-DPMNE-së është koncize, janë dhënë dy propozime dhe nëse Kovaçevski dhe LSDM nuk i pranojnë, nuk do të kenë asnjë përkrahje, pasi këto propozime mundësojnë edhe euro integrime edhe mbrojtje të identitetit maqedonas dhe gjuhës. Kovaçevski dhe Mariçiq, në vend që ta humbin kohën me atë se kush më shumë do ta manipulojë opinionin me e mençur, do të ishte të japin përgjigje konkrete se cili propozim i VMRO-DPMNE-së është i pranueshëm për ata dhe në atë mënyrë të qëndrojnë prapa interesave nacionale dhe shtetërore.”, - deklaroi deputetja e VMRO-DPMNE-së, Eli Panova.
 
LSDM: Mickoski të mbetet në qëndrimin e ndryshuar
 
Por, sipas LSDM-së është mirë që VMRO-DPMNE dhe Hristijan Mickoski kanë ndryshuar qëndrim dhe që tani nuk janë kundër ndryshimeve kushtetuese dhe përfshirjes së pjesëve të popullit bullgar në preambulë. 
 
“E inkurajojmë Mickoskin që të mbetet në qëndrimet e ndryshuara dhe sa më parë të formojë ekip me të cilin do të bisedohet për realizimin e ndryshimeve kushtetuese. Populli, qytetarët, vendi ynë nuk kanë kohë për të humbur, ndryshimet kushtetuese duhet të miratohen sa më parë, me qëllim që sa më shpejtë ta përmbyllim procesin e bisedimeve me BE-në dhe deri në fund të vitit 2030 të bëhemi anëtare e plotfuqishme e BE-së. Si deputetë kemi përgjegjësi para qytetarëve, të cilët na e dhanë besimin kemi përgjegjësi para ardhmërisë së shtetit.”, - theksoi deputetja e LSDM-së, Marija Georgievska.
 
Të gjitha subjektet politike, sipas dialogut dhe kompromisit, ta realizojnë qëllimin strategjik për sigurimin e një të ardhmeje evropiane për qytetarët dhe shtetin tonë.
 
FITIM KRYEZIU