Maqedoni

Saiti: Lagështia e ajrit, sfidë për blegtorët, sëmundjet tek bimët dhe ushqimi për kafshët

15.06.2023 15:26

Ndryshimet e temperaturave, sasi të lagështisë dhe reshje atmosferike mund të kenë pasoja të rëndësishme për shumë sektorë...

Ndryshimet e temperaturave, sasi të lagështisë dhe reshje atmosferike mund të kenë pasoja të rëndësishme për shumë sektorë, përfshirë bujqësinë. Gazmend Saiti, agronom në vendit tonë thotë se moti me shumë lagështi mund të favorizojë rritjen e patogjenëve dhe sëmundjeve që prekin bimët, duke shkaktuar dëme për prodhimin e bimëve dhe kualitetin e ushqimit. Gjithashtu, ndërprerjet e reshjeve atmosferike dhe ngecjet e motit mund të kenë pasoja negative në bujqësi dhe prodhimin e ushqimit për kafshët.
 
“Ne e dimë se tani në bujqësi sigurimin e ushqimit për kafshët d.m.th., ju duhet një mot me diell ku bëhet tharja  e ushqimit edhe pastaj. Është një ngecje, e cila paraqitet tek blegtorët. Që tani ata fillojnë për sigurimin e ushqimit në vazhdimësi për stinën e dimrit.  Sa i përket motit, i cili paraqitet tani, të reshurat e përditshme, kjo është një nxitje e paraqitjes se patogjenëve dhe sëmundjeve, të cilat d.m.th. tek bimët shkaktojnë dëme të mëtutjeshme për zhvillim.”, - deklaroi agronomi, Gazmend Saiti.
 
Për cilësi më të mirë të bimëve, pemëve dhe perimeve nevojitet sasi të mjaftueshme dielli, sidomos tek drithërat, ku formimi i frytit duhet të jetë në mbi 25 gradë celsius.
 
“Nëse vazhdon kështu, sa i përket asaj për sigurinë e ushqimit, ju e dini se drithërat tani janë në fazën e formimit të frytit, gjegjësisht grurit, elbit etj. Temperaturat për përgatitjen dhe formimin e frytit të grurit duhet të jenë mbi 25C.”, - theksoi agronomi, Gazmend Saiti.
 
Saiti shtoi se nëse nuk kemi siguruar mjaftueshëm ushqim, do të paraqiten edhe probleme në treg me rritjen e çmimeve.
 
SEDAT SELIMI